Berisha: Po më kërkon Milani

Në një intervistë për Aftonbladet, është Berisha ai që ka konfirmuar oferta të shumta nga klube të ndryshme evropiane, e ku përfshihen edhe klube si Tottenham, Liverpool, Celtic apo Milan.
“Ështe e qartë se duket joreale, por është kënaqësi për mua që të ndiqem nga të gjithë, mund të them se janë 30-35 klube që më kanë kontaktuar”.
“Klubet që kanë shprehur interesim janë, natyrisht disa prej tyre janë: Ajaxi, Milani, Tottenhami, Sunderlandi dhe Celticu”, u shpreh Berisha.
Ai shtoi se herët e ka për të vendosur, por se është duke menduar për destinacionin e radhës. Beson se do të jetë një klub i vogël, pasi që është ende herët për të të shkojë në një klub të madh.
Berisha ka shënuar shtatë gola në kampionatin botëror U17, paraqitje me të cilat edhe zyri vendin në kryetitujt e gazetave ndërkombëtare. /Telegrafi/





















































