LAJMI I FUNDIT:

Berisha flet për zgjedhjet me kryetarët e PD-së

Berisha flet për zgjedhjet me kryetarët e PD-së

Kryetari i Partisë Demokratike (PD) Sali Berisha ka thirrur në takim të gjithë kryetarët e degëve të Partisë Demokratike dhe ato të Grup Seksioneve në një takim ku pritet të diskutohet për zgjedhjet e 23 qershorit.

Shefi i selisë blu Berisha, pritet të japë porositë për drejtuesit e bazës së Partisë Demokratike për mënyrën e organizimit të zgjedhjeve dhe alternativat që do tu paraqiten shqiptarëve për një mandat të tretë qeverisës të forcës më të madhe në pushtet.
Edhe më herët kryeministri Berisha u ka kërkuar drejtuesve të Partisë Demokratike që ta fokusojnë fushatën në çdo derë për tu njohur nga afër me problematikat e qytetarëve në mënyrë që të bëhen pjesë e programit të PD për mandatin katër vjeçar.
Pak ditë më parë kreu i PD-së ka thirrur kryesinë e Partisë Demokratike ku shpalosi edhe sloganin e fushatës elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit , “Ne jemi ndryshimi. Përpara”. /Telegrafi/