LAJMI I FUNDIT:

Benitez: Nuk jam nën presion

Benitez: Nuk jam nën presion

Menaxheri i Chelseat, Rafa Benitez, ka thënë se ai nuk ndihet në presion aspak tek Blutë, për shkak se ai ka kontratë me klubin deri në qershor.

Së fundmi nëpër media janë rritur spekulimet se Jose Mourinho mund të largohet nga Real Madridi për t’u kthyer në Angli, në fakt ky i fundit e ka pohuar këtë gjë në një nga deklaratat e tij të fundit. Ndërsa, tani mediat në Angli supozojnë se ai do të kthehet tek Chelsea dhe presioni për shkarkimin nga posti i trajneri bie mbi Benitezin.

”Pse të ndihem nën presion? Unë e mbaroj kontratën time në qershor. Jam i koncentruar në punën time dhe do ta përfundoj kontratën në fund të sezonit. Do të mundohem ta bëj më të mirën, kjo është puna ime”, ka thënë Benitez./Telegrafi/