LAJMI I FUNDIT:

Benitez: Dua ta mposht Liverpoolin

Benitez: Dua ta mposht Liverpoolin

Menaxheri i Chelseat, Rafa Benitez, thotë se ai ende ka ndjenja për ish-klubin e tij Liverpool, në prag të ndeshjes derbi të së dielës, por thotë se është i fokusuar për të nxjerrë tre pikë.

Spanjolli 53-vjeçar do të bëjë rikthimin e tij të parë si menaxher në Anfield, që kur u largua në vitin 2010, e ku kaloi gjashtë vite.

“Liverpooli është ku aktualisht qëndron familja ime. Unë kam qenë atje për gjashtë vite dhe kam shumë kujtime të mira. Nuk mund ta fsheh se jam shumë i kënaqur që shkoj atje për të parë shumë miq të mi të vjetër. Nuk kam menduar shumë për të dielën”.


“Gjëja kryesore është të qëndroj në top treshe dhe ajo çfarë dua është të fitoj në Liverpool. Dhe, pastaj u dëshiroj atyre të gjitha të mirat dhe nëse mund t’i fitojnë të gjithë ndeshjet e mbetura deri në fund të sezonit, që do të ishte fantastike”.

“Por si profesionist, unë jam i sigurt se ata do të përpiqen të fitojnë dhe ne do të përpiqemi të fitojmë”, ka thënë Benitez. /Telegrafi/