Pas daljes së Damianos dhe Armelës, nga shtëpia e Big Brother u largua edhe një tjetër çift, por këtë herë ishte publiku ai që vendosi për ta.
Olsi-Fiorentina, Lupçe-Katerina dhe Benardi e Xheni ishin çiftet në nominim gjatë kësaj jave dhe publiku vendosi që Benardi dhe Xheni të lënë shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Aventura e tyre përfundon këtu në Big Brother dhe njëkohësisht humbën të drejtën për të fituar çmimin e madh.