Kandidati i Alternativës dhe Aleancës për Shqiptarët për Komunën e Çairit, Bekim Sali ka falënderuar qytetarët për votën e dhënë në rrethinë e parë, ndërsa ka shtuar se “beteja” do të vazhdojë.
Ai thotë se kundërkandidatët e tij kanë metodat e tyre për të përvetësuar vullnetin e lirë, por shton se kjo nuk i dekurajon.
“Ta dashur 9824 qytetarë, votues, aktivistë dhe dashamirë që dje votuat për ndryshim në Komunën e Çairit, dëshiroj t’ju falënderoj nga zemra secilin nga ju. Ju jeni heronjtë e këtij rezultati dhe unë ju jam pafundësisht mirënjohës e përjetësisht falënderues”.
“Pavarësisht se kundërshtarët tanë i kanë metodat e tyre të përvetësimit të vullnetit të lirë, kjo fare nuk na dekurajon, por – përkundrazi – na ka dhënë shtytje të madhe se në Çair ka kaq shumë njerëz vullnetmirë, që ia duan të mirën Çairit tonë dhe kjo betejë ia vlen të bëhet për ta. Në fakt, kjo është betejë edhe për t’i çliruar të gjithë të tjerët që jetojnë nën presionin e madh të pushtetit dhe të cilët duhet edhe të votojnë me detyrim”.
“Angazhimi ynë është përtej një rrethi zgjedhor dhe përtej një cikli zgjedhor. Kjo është kauzë jetësore. Prandaj, të dashur aktivistë e qytetarë, asgjë nuk ka përfunduar. Madje, tek sa ka filluar. Asgjë nuk është numri i votave që na dallon kundrejt votuesve që në rrethin e parë nuk kanë votuar dhe kundrejt vullnetit qytetar për ndryshim. Beteja jonë për Çairin e Ri vazhdon. Shihemi në fitore më 31 tetor”, ka shkruar Bekim Sali.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente
Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës
SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi