LAJMI I FUNDIT:

Bëhu dizajner i enterierit në Akademinë e Arteve Evolucion

Bëhu dizajner i enterierit në Akademinë e Arteve Evolucion

Nevoja jonë për të krijuar dhe për te zhvilluar hapësira të cilat shkojnë përtej trajtimit estetik, duke tentuar te krijojmë perjetime gjatë projektimit të tyre, si dhe nevoja për të akomoduar funksione të kohës në këto hapësira, kanë bërë që Dizajni i Enterierit të jetë një ndër fushat me zhvillimin më të hovshëm në dekadën e fundit.

Duke përdorur metoda te reja në fushën e studimeve si mësimi interaktiv dhe zhvillimi i mendimit kritik ne përgatisim kuadro te cilët do të jenë të aftë të formësojnë të ardhmen.

Procesi i studimeve në akademi i ngërthyer me punë praktike dhe vizita në terren ofron mundësi të mëdha të ngritjes profesionale dhe zhvillim të njohurive akademike.

Lëndët e profilizuara në Akademinë Evolucion kanë për bazament aftësitë, shkathtësitë dhe përvojat individuale të profesorëve ligjërues, puna e të cilëve ka vlera të pakrahasueshme, pasi këta të fundit janë individë të spikatur të fushës në vend.

Gjatë studimeve ju do të keni rast të punoni në studiot e profesorëve të cilët janë boshti i Dizajnit të Enterierit në vend dhe kështu juve ju jepet mundësia qe të provoni veten si dhe të krijoni një lidhje të drejtpërdrejtë me tregun e punës.

Tanimë me Klasën 2.0 mësimi në Dizajn të Enterierit merr formë komplet tjetër, mësimi i lirë ofron mundësi të reja dhe eksperiencë gjatë studimeve që do të ndikojnë në formimin tuaj si profesionist.

Po ashtu Dizajni i Enterierit ne Akademinë Evolucion çdo vit ofron 3 bursa të plota falas në bazë meritore për studentet e rinjë te cilët regjistrohen në këtë degë ku ju mund të aplikoni për to duke dërguar dokumentet e nevojshme në:
bursat@akademiaevolucion.com

Akademia Evolucion është institucion i vlerësuar lartë për programet që ofron.

Me numër të kufizuar të studentëve (30) të cilët pranohen në drejtimin e Dizajnit të Enterierit, ky drejtim mundëson mësim të personalizuar, komunikim e bashkëpunim më intensiv e kualitativ në mes të profesorëve dhe studentëve duke mundësuar arritjen e sukseseve kulmore në fushë.

Apliko tani! Afati i fundit për regjistrim është 5 tetor.
Linku për aplikim: akademiaevolucion.com/apliko

Ju presim në Klasën 2.0

Artikull i sponzorizuar