Këngëtari i njohur Albatrit Muqiqi para pak ditësh është bërë baba për herë të parë.
Ai dhe bashkëshortja e tij Egzona, u bënë prindër të një vajze, të cilën e pagëzuan me emrin Amelia.
Përmes rrjeteve sociale, Albatriti dhe Egzona kanë treguar se ndjehen sikur të ishin në qiellin e shtatë, tani që pranë tyre gjende e vogla Ameli.
Sot (e enjte) Egzona ka lëshuar spitalin pasi ka rimarrë veten, ndërsa me këtë rast Albatriti kishte përgatitur një befasi shumë të këndshme për t’i uruar mirëseardhjen në shtëpi vajzës së tij të vogël.
A kishte përgatitur një festë të vogël, me ëmbëlsira, lule mbi tavolinë dhe një trortë të madhe për Amelinë e vogël.
“Mirë erdhe në shtëpi, shpirti i babit Ameli”, shkruan Albatriti përbri fotografisë. /Telegrafi/