Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi në Miami.
Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj të shumtë në rrjetet sociale fotografi dhe video të ndryshme nga momentet që po shijon atje.
Në disa fotografi të publikuara së fundmi për ndjekësit e saj në Instagram, Rexha u shfaq mjaft atraktive e veshur me një fustan të shkurtër veror me lule dhe material transparent.
Ajo u kujdes që të theksojë mjaft mirë siluetën e saj të trupit, ndonëse shpesh ka marrë kritika për kilogramët e tepërt.
Pavarësisht komenteve rreth peshës, 32-vjeçarja vazhdon të promovojë pozitivitetin e trupit, duke inkurajuar njerëzit që ta duan veten ashtu siç janë.
Bebe Rexha përndryshe këtë vit nuk ka publikuar ende asnjë projekt të ri muzikor, duke i lënë fansat e saj në pritje.
Megjithatë ajo ka konfirmuar se gjatë gjithë këtyre muajve ka qenë e zënë duke punuar në studio, me çka pritet që të ketë shumë shpejt diçka të re për adhuruesit e saj të shumtë. /Telegrafi/