Site icon Telegrafi

Bebe Rexha tregon se sa shumë po vuan nga sindroma e vezoreve policistike: Është më e tmerrshmja

Bebe Rexha (Foto: Tommaso Boddi/WireImage)

Artistja shqiptare me famë globale, Bebe Rexha, vitin e kaluar e bëri të ditur publikisht se vuan nga sindroma e vezoreve policistike.

Sindroma e vezoreve polikistike (PCO-S) është një çrregullim hormonal i shpeshtë tek femrat në moshën riprodhuese, e cila si efekt anësor ka shtimin në peshë te femrat.

Dhe duke qenë se 33-vjeçarja ka tash e sa kohë që po përballet me këtë, ajo e ka bërë të qartë për ndjekësit e saj në rrjetet sociale se pesha e tepërt vjen si pasojë e kësaj sindrome.

“O Zot i madh a keni PCOS?”, ka pyetur një ndjekës Bebe Rexhën në Twitter, së cilës ajo i është përgjigjur duke thënë: “Po, sapo e mora vesh kohët e fundit”.

Ndërkohë një ndjekëse tjetër pohoi se gjithashtu vuan nga kjo, duke i shkruar: “Njësoj, PCOS ta shpif dhe është kaq e vështirë për të humbur peshë, por kaq e lehtë për ta fituar atë”.

Artistja shqiptare e rishpërndau këtë status në Twitter, duke pohuar: Është më e tmerrshmja”.

Tutje, interpretuesja e hitit “In the name of love” shkroi se ka plot gra që vuajnë nga sindroma e vezoreve policistike, por nuk e dinë këtë.

“Shumë gra e kanë atë dhe nuk e dinë”, i shkroi ajo një fanseje e cila i tregoi se gjithashtu kishte kuptuar shtatorin e kaluar se kishte PCO-S. /Telegrafi/

Bebe Rexha (Foto: Getty Images)

Exit mobile version