Bebe Rexha po vazhdon të korr suksese në rrafshin ndërkombëtar.
Këngëtarja shqiptare ditë më parë ka sjell projektin më të ri të titulluar “Menat To Be”, cili deri më tani është shikuar mbi 4.1 milionë herë në YouTube.
Kjo ka bërë që edhe në top listat ndërkombëtare të ketë ngritje, të cilën gjë nuk e ka besuar dibrania.
Ajo ka treguar se kënga e fundit renditet në pozitën e dhjetë të renditjes së iTunes, e cila e ka bërë të lumtur këngëtaren.
“O Zot. Në top dhjetëshe të imunes. Faleminderit, faleminderit, faleminderit”, ka shkruar 28-vjeçarja në llogarinë personale në Instagram.
Gjithashtu, ajo ka publikuar një fotografi në InstaStory, përmes së cilës ka treguar se emri i saj figuron në emrat më të kërkuar të momentit në aplikacionin “APP Store”.
Ndryshe, Bleta (emri i vërtetë i këngëtares) ka paralajmëruar projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshme. /Telegrafi/