Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është duke punuar në një projekt të ri me DJ-in e famshëm, David Guetta.
Dyshja po sjellin remiksin e këngës “Blue”, pasi publikuan një copëz të shkurtër të demos në rrjetet sociale, e cila është bërë virale dhe fansat kanë kërkuar menjëherë publikimin e versionit të plotë.
Në anën tjetër, 32-vjeçarja po vazhdon të mbetet aktive në Twitter, duke i mbajtur fansat e saj të azhurnuar rreth më të rejave të saj.
Së fundmi, ajo publikoi një video të shkurtër nga ushtrimet në palestër, ku theksoi linjat e saj trupore dhe rezultatin e arritur nga fitnesi.
Hi. Workout time 💪 pic.twitter.com/eINJhZMFdG
— Bebe Rexha (@BebeRexha) August 12, 2022
Mes të tjerash, ajo mori një koment nga një ndjekës, i cili i shkruante: “Dukesh mjaft e trashë dhe ndoshta me rrokullisje barku, por kjo është një gjë e mirë”.
Dhe këngëtarja e hitit “Me, Myself and I” nuk nguroi t’i kundërpërgjigjet fansit, duke i thënë se në fakt i ka humbur disa kilogramë.
And I lost weight!!! I was even thicker before. https://t.co/Y3rJcxq9pe
— Bebe Rexha (@BebeRexha) August 12, 2022
“Dhe humba peshë!!! Isha edhe më e trashë më parë”, shkroi artistja shqiptare në një kthim-përgjigje në Twitter.
Bebe Rexha përndryshe këtë vit ka qenë shumë pak aktive në muzikë, por që gjithsesi i ka njoftuar fansat se shumë shpejt pritet të rikthehet me diçka të re. /Telegrafi/