Bruno Mars ka filluar një turne me koncerte anembanë shtetit meksikan, ku do të perfomojë shumë hite të tij.
Ditë më parë informuan se pjesë e turneut, si e ftuar speciale ishte edhe këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha.
E kësaj të fundit i kanë organizuar një pritje të këndshme pjesëtarët të stafit të këngëtarit në prapaskenat e koncertit në Meksikë.
Bernard TreWay Lambert, basisti i këngëtarit Mars, shihet teksa në hyrje të një dere e pret biondinën me disa shishe të shampanjës.
“Kur ekipi i Brunos të mirëpret me shampanjë”, ka shkruar ndër të tjerash Bebe në llogarinë personale të Instagramit.
E entuziazmuar me këtë gjë, Rexha merr njërën prej shisheve dhe fillon t’i spërkat të pranishmit para hyrjes në ambientin e brendshëm të prapaskenës.
Këngëtarja 28-vjeçare ditë më parë ka treguar se ende është beqaresh dhe se edhe këtë vit, Shën Valentinin do ta kalojë pa ndonjë mashkull në krah.
Ndryshe, Bebe është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/
When the weekend comes…. pic.twitter.com/CiXDpSCgRQ
— Bebe Rexha (@BebeRexha) February 3, 2018