LAJMI I FUNDIT:

BE, papunësia në nivel rekord

BE, papunësia në nivel rekord

Shkalla e papunësisë në Bashkimin Evropian në dhjetor të vitit 2012 mbeti e pandryshueshme. Është i treti muaj me radhë, në nivel të lartë rekord prej 10.7 për qind. Këto janë rezultatet e publikuara nga agjencia statistikore e BE-së “Eurostat”. Sipas DPA-së, në BE në dhjetorin e vitit të kaluar pa punë kanë qenë 26 milionë njerëz.

Në nivel të Eurozonës sërish shkalla e papunësisë në muajin e fundit të vitit 2012 ishte 11,7 për qind, që paraqet zvogëlim të dobët të 11.8 për qind së nëntorit, edhe pse ekspertët parashikojnë ajo të rritet në 11.9 për qind.

Shkalla e papunësisë në eurozonë vazhdimisht rritej nga mesi i vitit 2011, por deri në tetor të vitit 2012, pas së cilës në dhjetor mbeti në nivel të njëjtë. Sipas të dhënave më të reja të Eurostat, në dhjetor të vitit të kaluar pa punë në eurozonë kanë qenë 18.7 persona, që është për 1.8 milion më shumë në krahasim me muajin e njëjtë në vitin 2011.


Shkallë më të lartë të inflacionit në eurozonë edhe më tutje kanë Greqia dhe Spanja dhe ajo është në nivel prej mbi 26 për qind, me ketë rast mes të rinjve tejkalon 55 për qind. Nga ana tjetër shkalla më të ulëta të papunësisë kanë Austria 4.3 për qind, Luksemburgu 5.3 për qind, Gjermania 5.3 për qind, dhe Holanda 5.8 për qind. /Telegrafi/