LAJMI I FUNDIT:

​BE-ja po shqyrton çështjen e hapjes ose jo të kufijve

​BE-ja po shqyrton çështjen e hapjes ose jo të kufijve

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se janë duke u zhvilluar bisedime midis vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, në lidhje me mundësinë e zgjatjes ose jo të mbylljes së kufijve, përtej festës së Pashkëve.

Ajo tha se buxheti i ardhshëm i BE-së duhet të marrë formën e një “Plani Marshall” të ri për të nxitur rimëkëmbjen e Evropës nga shpërthimi i coronavirusit.


Dy vendet me numrin më të madh të viktimave nga coronavirusi janë Italia dhe Spanja. Përndryshe, më 17 mars, vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të mbyllin kufijtë e BE-së për të gjitha udhëtimet jo thelbësore për 30 ditë. /kp/Telegrafi/