Site icon Telegrafi

BB9, Musa i premton Donës martesë këtë javë

Duke u puthur e përkëdhelur në krevatin e tyre, Musa e Dona kanë gjetur kohë edhe për ndonjë batutë me njëri-tjetrin.

Ka qenë Musa ai që ka hedhur hapin e parë, transmeton TCH.

“Po nuk të martova unë ty në këtë jetë, nuk do të jetoj”, i ka thënë ai Donës.

Më pas, Musa ka ironizuar me akuzat e Danjelit dhe Fotinisë që i thonë se është aktor brenda shtëpisë dhe se ka manipuluar me aktrimin e tij Donën.

“Më jep një dackë (shuplakë), që të bëj rolin e viktimës dhe të të mashtroj”, i ka thënë ai më tej Donës me shaka.

Exit mobile version