LAJMI I FUNDIT:

Bayerni nuk di të humbasë

Bayerni nuk di të humbasë

Bayerni i Munichut ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim te Wolfsburgu me rezultat 2-0, për të vazhduar kryesimin në tabelën e Bundesligës gjermane.

Bayerni dominoi nga fillimi i sfidës, duke drenguar baraspeshë të madhe në mbrojtje dhe mesfushë.

Mario Mandzukic (36’) e kaloi Bayernin në epërsi për 1-0 dhe ky ishte edhe rezultati i pjesës së parë.


Në pjesën e dytë Bayerni dominoi po ashtu dhe në minutën e fundit ishte Arjen Robben ai që shënoi për 2-0 dhe rezultatin përfundimtar të këtij takimi.

Bayerni mbetet lider në Bundesliga me 57 pikë pas 22 javës, 18 pikë më shumë se sa Dortmundi në vendin e dytë. /Telegrafi/