Policia ka bastisur mëngjesin e sotëm qelitë e Grupi të Kumanovës në burgun e Idrizovës.
Pamjet nga bastisja në rrjetet sociale i ka publikuar, Fatmir Reçica i njohur me nofkën “Shpata i Grupit të Kumanovës”, njofton “Alsat”.
Burime brenda policisë thonë se bastisja ka ardhur si rezultat i denoncimit se brenda qelive mbahen armë zjarri dhe lëndë narkotike.
Pas kontrolleve të kryera në dy grupet e sistemuara dhe në pjesën e burgut gjysmë të hapur, policia ka gjetur vetëm thika kuzhine.
Informacionin për bastisje e kanë konfirmuar edhe drejtoria e burgut të Idrizovës.