LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi Kosovë-Shqipëri, zgjidhja e vetme racionale

Bashkimi Kosovë-Shqipëri, zgjidhja e vetme racionale

Njëri nga filozofët më të njohur në botë, Slavoj Zizek është i mendimit se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, ndoshta do të mund të ishte zgjidhja më racionale për perspektivën e Ballkanit.

Në një intervistë për Radion Deutsche Welle (edicioni në gjuhën serbe) Zizek ka vlerësuar se politika Brukselit ndaj Ballkanit është duke ndryshuar – por ka shtuar se, duke marrë parasysh përvojën e deritashme, sidomos në 10 vjetët e fundit, “Evropa, fatkeqësisht, nuk është në gjendje të arrijë një nivel të projektit serioz”. Sidoqoftë, ai mendon se për shkak të disa arsyeve të caktuara gjeopolitike, pozita e Ballkanit sot është shumë më e mirë.

Sa i përket Serbisë, Zizek ka thënë se ajo ende nuk është përcaktuar për një Evropë moderne – dhe se ballafaqohet me popullizëm nacionalist. A ka vlerësuar se orientimi evropian i Serbisë ende nuk e ka fituar betejën brenda shoqërisë serbe.


Ndërkaq, lidhur me ardhmërinë e Kosovës Zizek ka thënë: “Kjo çështje më ka sjell shumë telashe. Përgjithësisht, situata është shumë irracionale. Tash do të them diçka absurde: Ndoshta është më se miri që Kosova nëpërmjet një koordinimi ndërkombëtar t’i bashkohet Shqipërisë. Kjo do të ishte zgjidhja e vetme afatgjate racionale. Ngase, është budallallëk të kesh dy shtete me popull krejtësisht të njëjtë”.

Mu për këtë shkak, Zizek ka thënë se ai ka qenë skeptik deri në pavarësimin e Kosovës. “Kjo ishte pjesë e një strategjie amerikane, e cila – siç po shihet – në aspektin afatgjatë nuk e zgjidhë problemin”.

“Për shembull, miqtë e mi nga Kosova më kanë thënë se fillimisht kanë qenë të lumtur, mirëpo kur kanë dashur të ndërtojnë autostradën Prishtinë-Tiranë është dashur të bëjnë këtë thuajse në mënyrë të fshehtë. Sepse zyrtarët ndërkombëtarë janë paranoik dhe nuk dëshirojnë asnjë lidhje të ngushtë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Pra, ky është çmimi që duhet ta paguash nëse varesh nga dëshira e mirë e fuqive të mëdha”, ka thënë Zizek.

Për këtë arsye, Zizek mendon se situata në Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë ende nuk është zgjidhur – por është stabilizuar në aspektin afatshkurtër. “Më e mirë është kjo, sesa lufta. Mirëpo, as në Bosnje, e as në Kosovë – siç po shihet – kam frikë se ende nuk e kemi një formulë afatgjate”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Lajme
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Kalo në kategori