Site icon Telegrafi

Bashkia e Shkupit me apel: Shmangiuni bulevardit “Aleksandri i Maqedonisë”

Bashkia e Shkupit u bën thirrje qytetarëve që t’i shfrytëzojnë rrugët alternative për hyrje në qytet, para së gjithash për shkak të rikonstruimit të madh të bulevardit “Aleksandri i Maqedonisë” në Komunën e Gazi Babës, që po vijon.

“Qytetarët munden në Shkup të hynë përmes qarkores së Shkupit, te vendi ku ndahet te lagjja Radishan, përmes bulevardit të ri ‘Hristian Todorovski Karposh’ kah komuna e Çairit, si dhe te vendi ku ndahet te lagjja Vizbeg kah Momin Potoku dhe lagjja Vollkovë kah komuna Gjorçe Petrov”, theksojnë nga Bashkia e Shkupit.

Në Shkup këto ditë po zhvillohet, siç bëhet e ditur, ofensivë e madhe ndërtuese për ndërtim dhe rikonstruim të rrugëve të qytetit – po rregullohet rruga “Eseninova”, ndërsa po rikonstruohen rrugët Brigada Maqedonase – Kosovare, Llazar Liçenoski, Xhon Kenedi, Boca Ivanova, Bllagoja Stefkovski dhe Vostaniçka, si dhe bulevardi Vidoe Smilevski Bato.

 

Exit mobile version