LAJMI I FUNDIT:

Bashkësia Islame lejon të mbahen varrimet me ceremoni dhe të pamet

Bashkësia Islame lejon të mbahen varrimet me ceremoni dhe të pamet

Bashkësia Islame e Kosovës ka marrë vendim që të lejojë të mbahen ceremonitë fetare.

Në njoftimin e bërë nga BIK thuhet se ky vendim është marrë pas vendimeve të fundit të Qeverisë së Kosovës, ku ka lehtësuar masat antiCovid, transmeton Telegrafi.


“Në mbledhjen e fundit Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, pos tjerash shqyrtoi edhe rrethanat lehtësuese lidhur me pandeminë COVID-19 të miratuara nga qeveria e Republikës së Kosovës.

Pas analizës së masave të reja të Qeverisë së Republikës së Kosovës vendosi që të pezulloj vendimet dhe rekomandimet e shkresës numër 427/20, datë 14.03.2020, kështu që tash e tutje Këshillave të Bashkësisë Islame në tërë territorin e Republikës së Kosovës u lejohet t’i mbajnë ceremonitë fetare: mësim-besimin, varrimet, ngushëllimet – të pamet, qelimet dhe ceremonitë e tjera përcjellëse”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim, BIK thekson se “të gjitha këto aktivitete dhe ceremoni fetare i nënshtrohen masave dhe rekomandimeve të IKSHP-së si dhe protokolleve të OBSH-së lidhur me pandeminë COVID 19”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori