LAJMI I FUNDIT:

Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, detyrohen të presin në kolonat e krijuara në Kroaci e Hungari

Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, detyrohen të presin në kolonat e krijuara në Kroaci e Hungari

Mijëra bashkatdhetarë kanë arritur në Kosovë për të kaluar pushimet verore, ndërkohë rrugës për të arritur në vendlindje janë edhe qindra të tjerë.

Por, bashkatdhetarët janë duke u përballur me kolona të shumta në vendkalimet kufitare Kroaci – Serbi, si dhe Hungari – Serbi, transmeton Telegrafi.


Në redaksinë e Telegrafit, qytetarët kanë treguar se pritja në kolonat e krijuar në pikën kufitare Hungari – Serbi po zgjatë deri në tri orë.

Kolona të veturave kanë filluar të krijohen edhe në vendkalimet e Kosovës me Serbinë, në pikën kufitare Dheu i Bardhë kolonat arrijnë deri në 400 metra, kurse në Merdare kolonat janë deri në 200 metra.

Pikat tjera kufitare janë të lira, ku hyrja dhe dalja mund të bëhet nga tre deri në pesë minuta.

Qytetarët mund të informohen për gjendjen në vendkalimet kufitare të Kosovës në kohë reale duke klikuar KËTU. /Telegrafi/