LAJMI I FUNDIT:

Basha: Qeveria është dorëzuar përballë pandemisë COVID-19, shtimi i rasteve ka izoluar vendin

Basha: Qeveria është dorëzuar përballë pandemisë COVID-19, shtimi i rasteve ka izoluar vendin
Foto: Arkiv

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një intervistë ekskluzive për Telegrafin ka thënë se, situata në Shqipëri nga pandemia COVID-19 është duke u përkeqësuar me shpejtësi.

Basha thotë se qeveria është dorëzuar përballë pandemisë.


“Situata po përkeqësohet me shpejtësi, sepse në fakt nuk ka asnjë strategji, asnjë plan dhe asnjë masë; ka si gjithnjë vetëm propagandë. Duket se qeveria është dorëzuar tashmë dhe e ka lënë në rënie të lirë situatën, duke rrezikuar jetën e shqiptarëve. Pas një mbyllje 2 mujore, qeveria nuk mori asnjë masë dhe nuk pati asnjë strategji dalëse. Qytetarët dolën nga izolimi të rrënuar ekonomikisht dhe po përballen me virusin që po përhapet me shpejtësi. Jemi vendi me numrin më të ulët të testimeve. Qeveria mendoi se ia hodhi duke fshehur numrin e personave që humbasin jetën nga COVID-19. Shumë njerëz me simptoma jo vetëm nuk testohen, por edhe as këshillohen se me çfarë mund të trajtohen. Çfarë strategjie po ndiqet? Si do të luftohet virusi? Çfarë do të ndodhë pas dy javësh, pas një muaji apo në vjeshtë? Asgjë”, tha Basha.

Ai tregon se shtimi i rasteve me COVID-19 ka izoluar vendin.

Basha: Shqipëria ka problem me votën e lirë, krimi ka ndërhyrë në proceset zgjedhore
Lexo po ashtu Basha: Shqipëria ka problem me votën e lirë, krimi ka ndërhyrë në proceset zgjedhore

“I kam ofruar propozime qeverisë që para hapjes, një strategji dalëse, por ajo e refuzoi. Sot shtimi i rasteve e ka izoluar vendin. Kufijtë e BE-së mbetën të mbyllur, çka ka sjellë rrënim të turizmit. Operatorët turistikë kanë nisur planet e mbylljes së aktiviteteve dhe kjo është veçanërisht shumë e rëndë, pasi do të thotë qindra mijëra familje pa asnjë të ardhur. Fuqia blerëse ka rënë, papunësia është rritur dhe nuk ka asnjë plan, asnjë masë për ta menaxhuar situatën. Pra, vendi ndodhet tani në dy kriza shëndetësore dhe ekonomike”, tha ai për Telegrafin.

Basha gjithashtu në këtë intervistë ka folur edhe për marrëveshjen finale që pritet të arrihet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për procesin zgjedhor në Shqipëri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori