Site icon Telegrafi

Basha në zyrën e Metës, takim kokë më kokë

Mëngjesin e sotëm, kryetari i PD, Lulzim Basha është parë të hyjë në selinë e presidentit Meta.

Burime brenda në Presidencë thonë për Top Channel se takimi zgjati 60 minuta.

Takimi vjen në një moment kur ka një lëvizje të fortë jashtë vëmendjes publike për të ndërmjetësuar një zgjidhje të krizës. Takimi vjen edhe dy dite pas dëshmisë së Presidentit në Kuvend.

Burime për Top Channel konfirmojnë se kanë qenë pikërisht temat e zgjidhjes së krizës politike dhe prania e delegacionit të Komisionit të Venecias në Tiranë, që janë diskutuar midis Metës dhe Bashës. /Telegrafi/

Exit mobile version