Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Migjen Basha, vazhdon të mbetet një lojtar i lirë dhe në bisedime me skuadra të ndryshme.

Ish-anëtari i Torinos, mund të rikthehet në elitën e futbollit zviceran pasi interesim për të ka shprehur gjiganti Grasshopper.


Ka qenë e përditshmja zvicerane, ‘Blick’, që ka shkruar për një transferim të mundshëm të Bashës te GC.

“Në shkurtin e kaluar, marrëveshja dështoi në minutat e fundit me Migjen Bashën. Sipas informacioneve, Grasshopersi tani ka nisur një tentim të ri për të sjellë mesfushorin në Zurich”, shkruan Blick. /Telegrafi/