Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha insiston se 25 prilli ishte një masakër elektorale, viktimë e së cilës ishin qytetarët shqiptarë.

Ai paralajmëroi betejë në të gjitha frontet deri në rrëzimin e atij që e cilësoi regjimi Rama-Doshi-Rakipi.

“25 prilli është një masakër elektorale, viktima e të cilës nuk është PD dhe deputetët tanë. Rezultati ynë flet qartë. Besimi, shpresa që zgjuam dhe bashkuam pavarësisht prej rolit të paprecedent të krimit të organizuar, parave të pista të krimit dhe siç tha raporti paraprak i OSBE-ODIHR, shkrirjes së vijave ndarëse midis partisë dhe shtetit, nuk ja doli dot të zvogëlonte apo të ulte përmasat e një bashkimi të jashtëzakonshëm të shqiptarëve”, tha Basha.

Deri më tani Partia Demokratike ka dorëzuar më shumë se 50 padi për shkeljet zgjedhore, ndërsa në prokurori dhe në SPAK janë mbi 180 dosje që është kërkuar të hetohen. /Ora News/