LAJMI I FUNDIT:

Bartomeu: Mund të nënshkruajmë me çdo lojtar që duam edhe pas krizës së coronavirusit

Bartomeu: Mund të nënshkruajmë me çdo lojtar që duam edhe pas krizës së coronavirusit

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka siguruar tifozët e klubit se qëndrojnë mirë financiarisht dhe në verë mund të nënshkruajmë me lojtarët që duan.

Barcelona ka qenë këtë vit e lidhur me një numër të madh lojtarësh pas një sezoni turbullues në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.


Megjithatë, kriza e coronavirusit ka bërë që klubet të mendohen dy herë për blerje të reja, pasi fitimet kanë rënie shkaku i krizës.

Lista e gjatë e lojtarëve që Barcelona mund t'i transferojë me parametra zero
Lexo po ashtu Lista e gjatë e lojtarëve që Barcelona mund t'i transferojë me parametra zero

Në një intervistë të tij, Bartomeu foli rreth kësaj çështje, por siguroi tifozët e klubit se janë në një pozitë të mirë dhe mund të blejnë ata që duan pas krizës.

“Abidal dhe Planes po punojnë për ndërtimin e një skuadre për sezonin e ardhshëm, e cila mund të garojë për gjithçka”, ka thënë fillimisht Bartomeu në intervistën për Diario Sport.

“Nuk dua të diskutoj emra, por do të jemi në gjendje të bëjmë transferime për lojtarët që duam të nënshkruajmë”.

Barcelona (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

“Ne jemi klubi më fitimprurës në futbollin botëror dhe mund të nënshkruajmë lojtarët që duam në këtë klub”.

“Klubi nuk është në rrezik. Kemi burime të tjera të të ardhurave përveç shitjes së biletave dhe të drejtave të TV, pasi kemi shkolla futbolli dhe muzeun e klubit”.

Lautaro ka zhvilluar bisedime me drejtuesit e Barcelonës
Lexo po ashtu Lautaro ka zhvilluar bisedime me drejtuesit e Barcelonës

“Është e vërtetë që gjendja e jashtëzakonshme na ndikon më shumë sesa klubet e tjera, por gjithashtu do të thotë që ne mund të reagojmë më shpejt kur të marrë fund, për të fituar para”.

“Ne parashikojmë që ky treg transferimi të ketë shumë më pak para për shkak të pandemisë, por do të ketë akoma shumë lëvizje dhe parashikoj marrëveshje të shkëmbimit të lojtarëve”, përfundoi i pari i Barcelonës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori