LAJMI I FUNDIT:

Barca, jo edhe aq mirë

Barca, jo edhe aq mirë

Barcelona ka barazuar në Camp Nou kundër Malagas me rezultat 2-2, në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Mbretit.

Ishin mysafirët ata që shënuan të parët me anë të Manuel Iturra (26’), pas një gabimi të Thiago Alcantaras.

Mirëpo, Lionel Messi shumë shpejtë e barazoi rezultatin (29’). Ai e pranoi topin nga Thiago, kaloi disa lojtarë, e humbi dhe e rifitoi topin dhe shënoi.


Thiago ishte i përfshirë edhe në golin e dytë të vendasve, pasi ishte ai që dërgoi harkimin nga këndi drejt kokës së Carles Puyol, i cili shënoi për avantazhin e katalunasve (30’).

Në pesëmbëdhjetë minutat e fundit, mysafirët mbetën me një futbollist më pak në fushë, pas përjashtimit të Monrealit me karton të kuq.

Megjithatë, edhe përkundër forcimit të formacionit me inkuadrimin e Xavit, Fabregasit dhe Pedros, Blaugranët nuk arritën të shënojnë gola të tjerë.

Ata madje e pranuan një gol, pasi që Camacho e barazoi rezultatin në minutën e fundit të kohës së rregullt (90’).

Ky rezultat lë gjithçka hapur për ndeshjen e kthimit, të cilën Barcelona e zhvillon si mysafir.

Duhet theksuar se nëse Barcelona e kalon Malagan dhe Real Madridi eliminon Valencian, do të shohim ‘el Clasico’ në gjysmëfinale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori