Në njëmbëdhjetëshin startues të Blaugranëve munguan Luis Suarez, Neymar, Xavi, Dani Alves e Gerard Pique, dhe kjo bëri që kundërshtari të luante më mirë në pjesën e parë dhe të kalonte në epërsi.

Mirëpo, Telegrafi njofton se pas inkuadrimit të Suarez dhe Neymar në pjesën e dytë, braziliani shënoi një gol, ndërsa uruguaiani ishte asistues edhe në golin e tij, edhe në atë të Jordi Albas.


“Është çështje bazike. Për të qenë i suksesshëm duhet të fitosh edhe duke luajtur keq, sikur sot”.

“Me vështirësitë që na krijoi Almeria, gabimet tona dhe mungesën e rrjedhshmërisë, rezultati është gjëja më e mirë e asaj që ndodhi sot (e shtunë)”, është shprehur Enrique. /Telegrafi/

telegrafi sport app