LAJMI I FUNDIT:

Barazohet gjithçka në El Clasico, Ansu Fati i shënon Real Madridit

Barazohet gjithçka në El Clasico, Ansu Fati i shënon Real Madridit

Barcelona ka shënuar shpejtë golin e barazimit ndaj Real Madridit në ndeshjen El Clasico që po zhvillohet në Camp Nou.

Është sulmuesi i talentuar, Ansu Fati, i cili ka shënuar golin e barazimit 1-1.

Goli i talentit spanjoll erdhi në minutën e tetë të ndeshjet.

Ky gol erdhi pas asistimit të mbrojtësit Jordi Alba. /Telegrafi/