“E kam thënë edhe më herët do ta ketë shumë vështirë, nëse do të ketë një verdikt korrekt dhe qasje korrekte ligjore dhe kushtetuese dhe do të thosha qasje profesionale të Gjykatës Kushtetuese në këtë rast në relacion më rastin e përmendur më parë. Ndodhi fatkeqësisht qe duke u përpjekur që ato dispozita të verdiktit të mëparshëm të rastit Pacolli është përpjekur t’i inkorporojë në paragrafin 70 Gjykata Kushtetuese në këtë rast por nuk ia ka arritur që ta arsyetojë vendimin e mëparshëm”, ka thënë ai për Tribuna Channel.
Baraliu ka thënë se tani pas publikimit të këtij vendimi ish-presidenti Begjet Pacolli ka elemente dhe bazë ta bëjë një iniciativë apo një ankesë në instancat e caktuara deri në Gjykatën e Strasburg, por kjo është në dëshirën e tij.
“Në bazë të këtij verdikti që kemi tani kushdo në situatë të tillë do të interesohej që të kërkojë drejtësi dhe të kërkojë qasje të njëjtë në këto dy raste sepse kanë shumëçka të përbashkët”, ka deklaruar Baraliu.