Ndërsa forcat ruse godasin infrastrukturat kritike të energjisë në të gjithë Ukrainën, autoritetet kanë filluar të hapin ato që ata i quajnë “pikat e pathyeshmërisë”.

Hapësirat me ngrohje dhe me energji elektrike janë ku njerëzit mund të shkojnë për vakte të ngrohta, si dhe energji elektrike për të rimbushur pajisjet e tyre dhe për t’u lidhur me internetin.

Sot, ekspertja ukrainase e sigurisë, Maria Avdeeva ndau pamjet e banorëve në zonën e çliruar së fundmi të Khersonit, duke ngarkuar pajisjet e tyre në një pikë të pathyeshme në rajon.

Nënkryetari i zyrës presidenciale të Ukrainës Kyrylo Tymoshenko tha këtë mëngjes se gjithsej 3720 hapësira të tilla ishin hapur në të gjithë vendin. /Telegrafi/

Reklama