Site icon Telegrafi

Banorët e një qyteze në Itali peticion kundër largimit të emigrantëve

Banorët e një qyteze të fjetur, majë një kodre në Italinë jugore, kanë protestuar për emigrantët.

Më shumë se 150 persona në Ripabottoni, një komunitet i izoluar prej 504 personash, kanë nënshkruar një peticion për të ndaluar mbylljen e qendrës së pritjes së emigrantëve në qytezën e tyre ndërsa banorë të tjerë protestuan për të ndaluar mbylljen – e gjithë kjo, pavarësisht rritjes së ndjenjave anti emigrantë në pjesë të tjera të vendit.

Banorët e fshatit thonë se 32 emigrantët që kanë mbërritur në 2016, janë bërë pjesë integrale e këtij komuniteti të vogël, luajnë në ekipin lokal të futbollit, këndojnë në koret e kishës, marrin pjesë në festat lokale dhe ndihmojnë në hapjen e vendeve të reja të punës.

Por, pavarësisht përpjekjeve të fshatit, mbyllja e qendrës Xenia të emigrantëve në Ripabottoni, u urdhërua më 11 janar dhe banorët u dërguan në qendra të tjera në rajon.

Një nga emigrantët që u detyrua të largohet nga qendra, shkruante një tekst prekës në Facebook për të falënderuar komunitetin për mikpritjen dhe miqësinë.

E nën të, një numër banorësh komentonin duke shprehur keqardhjen për largimin e papritur të tyre nga fshati.

Kur banorët lokalë kishin dëgjuar për ardhjen e emigrantëve, shumë prej tyre kishin nënshkruar një peticion për mos pranimin.

Ata kishin frikë se emigrantët mund të trazonin komunitetin e tyre të qetë. Por, tani, duan të kundërtën. Ngadalë ata nisën t’i donin emigrantët dhe i përfshinë edhe në dy aktivitetet kryesore të qytezës, kishën dhe futbollin.

Gjatë shekullit të 19, mbi 5 mijë persona jetonin në komunitet por valët e emigrimit në Amerikën veriore dhe jugore, Evropë apo edhe në Italinë veriore, e zbrazën qytezën.

Pjesa më e madhe e banorëve të sotëm janë të moshuar; të rinjtë largohen drejt qyteteve të mëdha në kërkim të punës. Dhe ardhja e emigrantëve këtu, padyshim që ka ndihmuar në freskimin e komunitetit. /tch/

Exit mobile version