Rreth 250 milionë euro kanë shënuar fitim të pastër bankat komerciale në Kosovë për dymbëdhjetë vjet. Ky fitim astronomik është realizuar falë normave të larta të interesit në kredi, të cilat mesatarisht janë sillë rreth 15 për qind.
Fitimi neto i bankave është trefishuar viteve të fundit, pavarësisht se në vazhdimësi është raportuar për zvogëlim të normave të interesit në kredi dhe rritjes së interesit në depozita dhe njëkohësisht rritjes së konkurrencës në sistemin bankar, duke u futur banka të reja në treg. Sipas raporteve të publikuara nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës(BQK), fitimi më i ulët është shënuar në vitin 2002, ku ka qenë 2.7 milionë euro, derisa një vit më parë(2001) ishte 6.7 milionë euro, raporton Infokus.
Në vitin 2003 bankat fituan 6.8 milionë euro, ndërsa në 2004 fitimi arriti në 12.9 milionë euro, i cili fitim është rritur në vazhdimësi nga viti në vit. Në vitin 2005, bankat kishin fituan 13.5 milionë euro, 19.3 milionë euro në vitin 2006. Fitimin e pastër bankat e kanë dyfishuar në vitin 2007, krahas një viti më parë, duke arritur në 33.5 milionë. Ndërsa në vitin 2008, kur gjithë bota ishte prekur nga kriza financiare dhe shumë banka komerciale në botë reportonin humbje marramendëse, bankat në vend realizuan fitim të pastër prej 36.4 milionë euro.
Në vitin 2009 fitimet ranë në 25.3 milionë euro, duke u ngritur përsëri një vit më pas(2010) në 32.8 milionë euro. Në vitin 2011 fitimi i bankave arriti kulmin prej 37 milionë euro, ndërsa për nëntë mujorin e parë të vitit 2012(janar-shtator) bankat kosovare fituan hiç më pak se 17.2 milionë euro. Bankat komerciale në Kosovë vazhdojnë të aplikojnë normat më të larta të interesit në kredi në rajon. Sipas një raporti të publikuar muaj më parë nga Instituti “Riinvest”, Kosova ka dyfish kamatat në më të larta se Shqipëria, përkatësisht në vend kamatat mesatare janë 14.3 për qind, ndërsa në Shqipëri 7.5 për qind.
Maqedonia i ka edhe më të ulëta kamatat në kredi se Shqipëria, ku nuk shkojnë më lartë se 6.36 për qind, në Kroaci janë 6.9 për qind, në Serbi 7.87 për qind dhe në Mal të Zi arrijnë në rreth 9.7 për qind. Kamatat e larta në kredi bankat kosovare vazhdojnë t’i arsyetojnë me riskun e vendit, ndonëse përqindja e kredive të këqija në Kosovë është më e ulëta në rajon.
Kreditë e këqija, apo joperformuese, në Kosovë sillen më pak se 6.5 për qind. Shumë më keq se Kosova me kredi të këqija qëndrojnë vendet fqinje, përderisa normat e interesit në kredi i kanë më të ulëta.
Në Shqipëri kreditë e këqija arrijnë në 18 për qind, përderisa në Serbi shkojnë deri në 19 për qind, në Maqedoni kreditë joperformuese janë rreth 10 për qind të kredive të përgjithshme, etj. Shkalla e kredive joperformuese në Kosovë është e njëjtë me vendet e Eurozonës, ku këto kredi janë regjistruar në shkallën prej 6 për qind.
Në anën tjetër, kamatat në depozita vazhdojnë të mbeten të ulëta. Në vitin 2009, norma mesatare e interesit në depozita kishte qenë 4.3 për qind, ku një vit më pas(2010) u zvogëluan në 3.7 për qind, me një diferencë prej rreth 11 për qind në raport kredi-depozita, pasi që mesatarja e kredive në vitin 2010 ka qenë 14.4 për qind. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën