Banka Botërore gjatë kësaj kohe të pandemisë COVID-19, ka vërejtur dhe rekomandon që në të ardhmen, qeveritë e Ballkanit Perëndimor do të duhej të sigurojnë fonde për të financuar sistemet shëndetësore në mënyrë që ato të jenë më të forta përballë epidemive, do të duhej ta mbështetin personelin mjekësor me pajisje dhe formim për trajtimin e pacientëve infektivë, si edhe të mbrojnë dhe fuqizojnë zinxhirët e furnizimit për barna, pajisje dhe materiale thelbësore.
Banka Botërore në raportin “ Ndikimi i COVID-19 në sistemet shëndetësore në Ballkanin Perëndimor”, ka theksuar se shpenzimet për frymë për sistemet shëndetësore janë ndjeshëm më të ulëta se mesatarja e BE-së dhe mënyra me të cilën shpenzohen fondet e pakta është jo efikase ose jo e harmonizuar me profilin e sëmundshmërisë në rajon. Kjo e bën këtë rajon të cenueshëm nga shpërthime të ardhshme epidemish, sidomos duke pasur parasysh se pacientët me sëmundje jo ngjitëse janë më të cenueshëm.
Në të ardhmen, sipas BB, qeveritë e Ballkanit Perëndimor do të duhet të investojnë në mbylljen e boshllëqeve sa i takon gatishmërisë për pandemitë, të cilat janë identifikuar nëpërmjet vlerësimeve ndërkombëtare.
“Ndërkohë që bëjnë investime në sistemet shëndetësore, do të jetë me rëndësi që qeveritë e Ballkanit Perëndimor të identifikojnë mundësi për përmirësim të cilësisë së kujdesit dhe të efikasitetit dhe efektivitetit të realizimit të shërbimeve. Modelet me përshtatje, të cilët mbështeten në telemjekësi dhe fuqizojnë kujdesin parësor, mund të arrijnë t’u japin mundësi sistemeve shëndetësore të qëndrojnë të fortë përballë COVID-19, duke sjellë ndërkohë përfitime afatgjata për sistemet shëndetësore dhe për pacientët e mbështetur prej tyre. Deri më 20 maj, në rajon raportoheshin 17.152 raste të konfirmuara dhe 543 vdekje. Por, problemet me zbulimin e rasteve dhe me kryerjen e analizave lënë të kuptosh se shifrat mund të jenë më të larta.
Në mbarë rajonin, qeveritë kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe masa të mbylljes të cilat kanë ndihmuar në lehtësimin e barrës imediate mbi sistemet shëndetësore. Tentativat për t’i lehtësuar shpejt masat e mbylljes kanë të ngjarë të sjellin një valë të re infeksionesh dhe një epidemi të dytë, sistemet shëndetësore do të duhet të përgatiten për kundërpërgjigje afatshkurtra dhe afatmesme. Një problem imediat është rritja e çmimeve. Në kushte normale, kostoja e një shtrati në terapi intensive është rreth 30,000 dollarë. Por, me rritjen e kërkesës globale dhe të çmimeve, sigurimi i materialeve është shndërruar në një garë të ethshme. Vendet e rajonit i janë kthyer diplomacisë ndërkombëtare për sigurimin e furnizimeve, nëpërmjet marrëdhënieve dypalëshe dhe shumëpalëshe”, thuhet në raport.
BB thotë se fokusi duhet të jetë në ndalimin e transmetimit, administrimin e buxheteve, mbrojtja e pacientëve të cenueshëm, sigurimi i realizimit të shërbimeve dhe rifitimi i një normaliteti të ri.
“Po kaq jetike janë funksionet qendrore të shëndetit publik, si mbikëqyrja, kryerja e analizave, gjurmimi i kontakteve dhe izolimi, të cilat janë të thelbësore për ndalimin e transmetimit. “Vallëzimi” midis masave frenuese për ta parandaluar ridaljen e COVID-19 dhe për të ndihmuar në rigjallërimin ekonomik do të varen jo vetëm nga trajtimi por edhe nga efektiviteti i funksioneve qendrore të shëndetit publik. Me rëndësi kritike do të jetë vendimmarrja se si dhe ku të investohet. Megjithëse secili vend duhet të marrë në konsideratë sukseset dhe vështirësitë e veta”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel