Theo Sommer
Pak para shpërthimit të Luftës së Parë Botërore dhe pas dy luftërave ballkanike të viteve 1912 dhe 1913, Fondacioni Carnegie publikoi një raport mbi fuçinë e barotit në Evropën Juglindore. Raportin e kishte shkruar një komision ndërkombëtar nën drejtimin e senatorit francez d’Estournelles de Constant. I tronditur nga gjendja në rajon, baroni me dëshirë do t’ia kishte vendosur këtë titull raportit të tij: “Evropa e zënë në sherre dhe veprimet e saj demoralizuese në Ballkan”. Kjo i përgjigjej edhe rezymesë së komisionit: “Evropa … do të mund ta zgjidhte këtë problem përkundër të gjitha kundërthënieve, nëse nuk do të ishte e vendosur për t’i mbyllur sytë”.
Tetë dekada më vonë unë isha anëtar i dy komisioneve për Ballkanin. I pari hulumtoi shkaqet dhe pasojat e luftërave për shpërbërjen e Jugosllavisë (1992-1995), i dyti sfondet dhe rrjedhën e luftës së Kosovës (1998-99). Në raportet tona ne tërhoqëm vërejtjen se Ballkanin nuk duhet lënë vetëm. Ne po ashtu ishim të bindur se do të ishte e rrezikshme që përballë vendeve të Ballkanit t’i mbyllnim sytë.
Perëndimi nuk qëndroi indiferent. Ai udhëhoqi dy luftëra për t’i dhënë fund regjimit represiv serb të Sllobodan Millosheviqit, në nëntor 1995 me Marrëveshjen e Daytonit për paqe në Bosnjë-Hercegovinë dhe në qershor 1999 me marrëveshjen për paqe në Kosovë. Në të dy luftërat ishte e involvuar edhe Ushtria gjermane, për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore; dhe në të dy luftërat qindra-mijëra refugjatë erdhën në Gjermani.
Që nga atëherë ka kaluar një çerek shekulli. NATO, BE dhe Kombet e Bashkuara kanë stacionuar dhjetëra-mijëra ushtarë në Bosnjë, Kosovë dhe Maqedoni, mes tyre 65 mijë ushtarë gjermanë, prej të cilëve sot 650 vazhdojnë të jenë të angazhuar në Kosovë në kuadër të KFOR-it. Si në Bosnjë edhe në Kosovë, Aleanca Veriatlantike është përgjegjëse për mbrojtjen e këtyre vendeve. Misioni i BE-së, EULEX, ka për detyrë të kujdeset për sundimin e ligjit në Kosovë, e cila shpalli pavarësinë më 2008 dhe shumë vëzhgues e konsiderojnë shtet mafioz. Në Bosnjë-Hercegovinë Përfaqësuesi i Lartë dhe i dërguari i BE-së tashmë një çerek shekulli përpiqen për të siguruar stabilitet. Kjo ka qenë një përpjekje e dështuar. Politika e nivelit të lartë sërish e ka harruar Ballkanin.
Një kohë të gjatë BE shpresonte se perspektiva e anëtarësimit në BE do t’i bëjë të arsyeshëm akterët rajonalë dhe do t’i shtyjë të durojnë njëri-tjetrin. Perspektiva e hyrjes në BE gati e ka humbur efektin. Kështu që sot mund të themi: para dy dekadave Evropa mori rrugën për të evropianizuar Ballkani. E kundërta ka ndodhur: Evropa është duke u ballkanizuar. Dhe sërish po shikon anash dhe po ia lë Ballkanin perëndimore të këqijave të tij historike: nacionalizmit të helmuar, ambicieve të rrezikshme territoriale dhe çmendurisë etnike.
Në Bosnjë-Hercegovinë, Marrëveshja e Daytonit ka prodhuar një konstruksion absurd shtetëror. Me një popullsi me 3,5 milionë banorë, ky shtet i vogël ka luksin të ketë dy “entitete” dhe tri administrata. Federata boshnjako-kroate (51 për qind e popullsisë) është e ndarë në krahinën kroate të Herceg-Bosnës dhe në Bosnjën myslimane; krahas tyre ekziston Republika Srpska (41 për qind), e cila synon bashkimin me Serbinë. Vendi ka tre presidentë dhe tri qeveri; dhe po ashtu ka 180 ministra. Kjo status quo vështirë do të shndërrohet në gjendje përfundimtare. Vitin e ardhshëm do të mbahen zgjedhjet; duhet llogaritur me ashpërsim të tensioneve.
Kosova praktikisht është e ndarë në jugun shqiptar-mysliman dhe në pjesën serbo-ortodokse në veri të Ibrit, e cila financohet nga Beogradi. Gjatë viteve të fundit dukej se kishte nisur një pajtim mes Prishtinës dhe Beogradit; së fundi Beogradi pranoi që kosovarët të kenë madje një prefiks telefonik (+383). Por, para zgjedhjeve presidenciale serbe në fillim të prillit u dëgjuan sërish tone nacionaliste dhe etniko-populliste. Një tren pasagjerësh, të cilin Beogradi e dërgoi drejt Kosovës me shënimin “Kosova është Serbi” në 21 gjuhë, shkaktoi tensione të reja në marrëdhëniet e ndërlikuara; presidenti kosovar e ndaloi trenin në kufi. Gjykata Speciale në Hagë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës paraqet një moment tjetër tensioni, sepse mund të përfshijë disa figura udhëheqëse të Kosovës.
Njëkohësisht po zien Maqedonia. Tensionet mes shumicës maqedonase (64 për qind) dhe pakicës shqiptare (25 për qind) pas zgjedhjeve të dhjetorit kanë arritur një pikë të re vlimi. Kryeministri shumëvjeçar po refuzon të dorëzojë pushtetin. Ai nuk ka qejf ta dorëzojë “sistemin e tij të gangsterëve për shpërndarjen e parasë publike” (Le Monde Diplomatique). Disa vëzhgues kanë frikë se kriza e shtetit mund të përfundojë në luftë civile. “Mos luani me zjarr”, ia tërhoqi vërejtjen kryeministrit e ngarkuara e BE-së për politikë të jashtme, Mogherini. Në lutjen e saj jehonte edhe shqetësimi se mund të bie shkëmbi maqedonas kundër valëve të refugjatëve në drejtim të Evropës.
Situata nuk duket më mirë në Mal të Zi, i cili pritet të jetë shteti i 29-të anëtar i NATO-s. Tetorin e kaluar thuhet se kishte një përpjekje për puç kundër kryeministrit shumëvjeçar Milo Gjukanoviq. Ai garanton stabilitet, por zor të quhet demokrat.
Sa i përket demokratizimit Ballkani më tepër po ec prapa se përpara, gjë që ka të bëjë edhe me zhvillimin e mangët ekonomik. Ky është njëri trend shqetësues. Trendi tjetër është kthimi i gjeopolitikës, më saktë: rivaliteti i fuqive të mëdha në pjesën e ndjeshme të barkut të Evropës.
Në shekullin e XIX-të atje bënin garë për ndikim dhe dominim tri perandori; Perandoria e Habsburgëve, Perandoria Osmane dhe Perandoria Cariste Ruse. Pasardhësit e habsburgëve janë diskualifikuar nga kjo lojë e madhe (Great Game); rolin e tyre pjesërisht e ka marrë BE.
Me politikën e tij të çakërdisur neoosmane presidenti turk Erdogan po kërkon shanse për ndikim para së gjithash në Lindjen e Afërt dhe në Azinë Qendrore, por shpesh është mysafir edhe në arat e dikurshme turke të Ballkanit. Rusët në drejtimin e Putinit po përpiqen me ngulm të rikthejnë ndikimin e tyre të dikurshëm sidomos në shtetet ortodokse. Në Serbi, me të cilën kanë lidhur një partneritet strategjik, ata po marrin pjesë në manovra ushtarake afër kufirit kroat. Ata po përkrahin synimet e Republika Srpska për pavarësi apo bashkim me Serbinë. Në Bullgari dhe në Maqedoni po rritet simpatia për Kremlinin. Ka gjasa që rusët qëndruan pas përpjekjes për puç në Mal të Zi dhe edhe ideja me trenin propagandistik serbomadh në drejtim të Kosovës mund të jetë e tyre. Kanalet e tyre propagandistike Sputnjik dhe Russia Today po e shtojnë gjithnjë e më shumë ndikimin.
Po Evropa? Sërish po shikon anash. Në radhë të parë po shikon në verilindje të Evropës Qendrore, në vendet baltike dhe në Ukrainë. Po u jep miliarda vendeve të Ballkanit, të cilat edhe tregtinë në pjesën më të madhe e zhvillojnë me BE-në. Por, Evropa duhet të bëjë më shumë, nëse dëshiron të evitojë që Ballkani të bëhet sërish fuçi baroti. Duhet të shikojë se çfarë po ngjan atje, jo t’i mbyllë sytë. Në mënyrë që të mos ketë të drejtë komentatori i gazetës “Abendblatt”, i cili së fundi kolumnes së tij ia kishte vënë këtë titull: “Në Ballkan sërish kërcënon lufta”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Jozi me deklaratë të rëndë për Rozana Radin: Çfarë nuk ka bërë me Livian poshtë jorganit

Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një "diktator"

Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?