Gareth Bale përsëri ka lëshuar stadiumin në humbjen e Real Madridi 4-3 në shtëpi nga Real Sociedadi në kuadër të çerekfinales në Copa del Rey.
Lëndimi i njohur e mbajti Balen jashtë skuadrës së Zinedine Zidane në humbjen ndaj Soeciedadit, por ylli i Uellsit nuk e ka shikuar as gjithë ndeshjen nga tribuna.
Ai ka vendosur të lëshojë shkallët e Santiago Bernabeut më herët, duke lënë stadiumin 15 minuta para përfundimit të ndeshjes.
Reali ishte duke humbur 4-1 në atë kohë, por Bale zgjodhi të largohej herët pa e parë nëse shokët e tij të skuadrës mund të bënin një rikthim heroik, gjë që ata pothuajse e bënë.
Tifozët rreth e përqark besuan se Los Blancos mund ta bënin këtë dhe atmosfera ishte e zjarrtë deri në fund të ndeshjes.
Megjithatë, Bale e ka bërë zakon të lërë ndeshjet e ekipit më herët kur nuk është i përfshirë dhe kjo nuk ka ndihmuar aspak të rregullojë marrëdhëniet e tij me tifozët.
Nuk ka dyshim se ish-ylli i Tottenhamit është shkëputur plotësisht nga skuadra, pasi ka kaluar katër ndeshje radhazi jashtë skuadrës së ndeshjes dhe nuk duket se ai do të rimarr vendin e tij në ekip së shpejti nëse ky qëndrim mbetet. /Telegrafi/