Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, gjatë ditës së sotme ka vizituar komunën e Zubin Potokut si dhe pikën kufitare në Bërnjak.
Bajqinovci ka bërë të ditur se gjatë vizitës është njoftuar për më së afërmi për punën e zyrtarëve policor dhe doganor në këto pika.
Ai ka thënë se institucionet që garantojnë rregullin, rendin dhe ligjin në Republikën tonë, duhen mbështetur vazhdimisht, dhe se ata do të kenë vëmendje e përkrahje të sinqertë nga Qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës.
Në fund të shkrimit të bërë në Facebook, deputeti i LVV-së, ka thënë se është inkurajuar me rendin dhe rregullin që zbatonin institucionet tona në këtë pjesë të vendit./Telegrafi/