Nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri gjatë intervistës për Telegrafin ka shprehur keqardhje për liderin e AAK-së, njëherësh kandidatin për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinajn.
Bahtiri ka treguar se Ramush Haradinaj i kishte premtuar se nuk do të bënte koalicion me PDK-në.
“Kam biseduar edhe me Ramush Haradinajn, ai ka marrë një rrugë shumë të gabuar. Edhe Haradinaj edhe Limaj mu kanë betuar se nuk do të shkojnë në koalicion me PDK-në, ju kam besuar atyre. Më dhimben shumë këta dy njerëz, sidomos z.Haradinaj i cili ka një vlerë shumë të madhe tek unë, kam pasur besim të madh tek ai”, ka thënë Bahtiri.
Ai shtoi se edhe Limaj sikurse Haradinaj do të pendohen shumë për gabimin që kanë bërë./Telegrafi/