Site icon Telegrafi

Babai i Meghan Marklet, Thomas: Meghan po vuan, nuk është e lumtur

Thomas Markle, babai i Meghan Marklet pohon se e bija e tij mezi është duke e “përballuar” jetesën sipas rregullave mbretërore.

Ajo nuk pranon të flasë me të dhe i fsheh ndjenjat pas një buzëqeshje të dhimbshme dhe të rreme.

Ai thotë se me Meghanin nuk është dëgjuar me të që nga martesa, ku nuk ka mundur ta shoqërojë të bijën shkaku i operacionit të zemrës.

“Përshtypja ime e tanishme është se Meghani është e tmerruar dhe me frikë po jeton”, tha ai për “The Sun”.

“Unë e di se si buzëqesh vajza ime që nga lindja. Kjo nuk është ajo, kjo nuk është fat”, tha Thomas.

Lexo po ashtu Edhe motra i del kundër Meghan Marklet, Samantha: Harry bëri zgjedhjen e gabuar, Diana do të turpërohej me aktoren

Babai i Meghan Marklet tha për mediat britanike se gjendja e tij shëndetësore është e tillë që ka mundur të vdes në çdo moment dhe do të donte ta dëgjonte sërish zërin e vajzës së tij.

Të dy nuk i kishin parë shpesh para se të bëheshin pjesë e familjes mbretërore, por asnjëherë nuk kishte një ndërprerje kaq të gjatë të komunikimit. /Telegrafi/

Exit mobile version