LAJMI I FUNDIT:

Babai i Khabib Nurmagomedov vdes pas një beteje të gjatë me sëmundjen dhe komplikimeve me coronavirusin

Babai i Khabib Nurmagomedov vdes pas një beteje të gjatë me sëmundjen dhe komplikimeve me coronavirusin

Babai i Khabib Nurmagomedov, Abdulmanap, ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me sëmundjen infektive të coronivirusit i njohur ndryshe si Covid-19.

Abdulmanap, i cili ishte edhe trajneri i kampionit Khabib Nurmagomedov, vdiq në një spital në Moskë për shkak të komplikimeve të Covid-19, në moshën 57-vjeçare.

Ai pësoi një sulm në zemër pasi u diagnostikua me coronavirus dhe kjo kërkonte një operacion urgjent.

57-vjeçari u vendos dy herë në gjendje kome, ndërsa situata e tij u cilësua si “serioze, por e qëndrueshme”.

Khabib Nurmagomedov i shokuar: Babai i tij është në koma dhe në gjendje kritike
Lexo po ashtu Khabib Nurmagomedov i shokuar: Babai i tij është në koma dhe në gjendje kritike

Por, sot (e premte) raportohet se Abdulmanap ka vdekur në mënyrë tragjike.

Udhëheqësi i Republikës Çeçene dhe shoku i familjes Nurmagomedov, Ramzan Kadyrov, raportoi vdekjen e tij gjatë të premtes.

Kampioni i UFC-së, Khabib nuk ka luftuar që nga shtatori i vitit 2019, kur ai mbrojti titullin e tij kundër Dustin Poirier në UFC 242.

Ai ishte menduar të përballet me Tony Ferguson në UFC 249 prillin e kaluar derisa pandemia globale e detyroi atë të mos luftojë.

Khabib Nurmagomedov i pikëlluar derisa flet për gjendjen kritike të babait të tij: Ai është ende nën kujdesin intensiv
Lexo po ashtu Khabib Nurmagomedov i pikëlluar derisa flet për gjendjen kritike të babait të tij: Ai është ende nën kujdesin intensiv

Luftëtari i pamposhtur pritet të ndeshet me kampionin e përkohshëm të peshave të lehta Justin Gaethje në muajin shtator në UFC 253.

Sidoqoftë, humbja shkatërruese e babait të tij mund të shtyjë periudhën e luftës së Khabib Nurmagomedov. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Ligue 1
“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

Ligat tjera

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Kalo në kategori