LAJMI I FUNDIT:

Babai i humbi jetën në sulmin ajror të forcave ruse në Kiev, 7-vjeçaren e nxjerrin nga rrënojat

Babai i humbi jetën në sulmin ajror të forcave ruse në Kiev, 7-vjeçaren e nxjerrin nga rrënojat

Janë publikuar informacionet më të reja lidhur me sulmet më të fundit ajrore të ushtrisë rusë mbi Kiev, që kanë ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Si pasojë e këtyre sulmeve ka humbur jetën një person, ka bërë të ditur ish-zëdhënësja e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Iuliia Mendel, transmeton Telegrafi.


Ndërkaq politikania ukrainase Lesia Vasylenko, ka njoftuar se viktima është babai i vajzës 7-vjeçe e cila është lënduar në këtë sulm.

Rusët bombardojnë ndërtesat kolektive në Kiev, lëndohet një ruse – reagon këshilltari i ministrit të Brendshëm ukrainas: Rusët qëllojnë rusët
Lexo po ashtu Rusët bombardojnë ndërtesat kolektive në Kiev, lëndohet një ruse – reagon këshilltari i ministrit të Brendshëm ukrainas: Rusët qëllojnë rusët

Vasylenko ka shtuar se numri i të lënduarve ka shkuar në shtatë, ku pas shkrepjes së tetë raketave mbi ndërtesat kolektive filloi të ndodhë shembja e tyre.

Më herët kolegu i saj Oleksii Goncharenko, pati bërë të ditur se ishin shkrepur 14 raketa.

Ndryshe në orët e para të mëngjesit të sotëm forcat ruset kryen sulme ajrore mbi Kiev.

I ndodhi edhe kjo rusëve në Ukrainë, raketa të cilën e lansuan nga sistemi raketor ndryshoi drejtim dhe u rikthye nga u nis
Lexo po ashtu I ndodhi edhe kjo rusëve në Ukrainë, raketa të cilën e lansuan nga sistemi raketor ndryshoi drejtim dhe u rikthye nga u nis

E nga këto raketa e pësuan ndërtesat kolektive dhe kopshtet e lodrave të fëmijëve.

Në anën tjetër ekipet e shpëtimit kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe po tentojnë të shpëtojnë banorët që kanë ngecur nën rrënoja. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin

Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin "e diskutueshëm" rus të mbrojtjes S-400?

Turqia
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të

Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin

Azia
Kalo në kategori