LAJMI I FUNDIT:

“Babadimrat” e poshtër! (Video)

“Babadimrat” e poshtër! (Video)

Ndonëse të gjithë ata që vishen si Babadimri perceptohen si mishërim i gëzimit dhe energjisë pozitive, nuk janë të gjithë njësoj. Për më tepër, disa nga ta e kanë treguar natyrën e tyre të vërtetë e të ligë vetëm në kohë të festave.

Në vitin 2009, një person i veshur me kostumin e Babadimrit, hyri në një bankë në SHBA. Nga torba e tij, në vend të dhuratave nxori revole dhe nga të punësuarit kërkoi të holla.

Punonjësit kanë thënë për mediat se “Babadimri” kënaqej në rolin e tij, ndërsa thoshte se me paratë duhet t’i paguaj kukudhët.


Se si janë shpenzuar paratë nuk dihet, meqë sulmuesi ishte i zgjuar e nuk arriti kush ta identifikojë.

Në vitin 2010, në vendin amerikan Mayflower, u arrestua James Gray Daniel (52), i cili doli të jetë një pedofil i cili viktimat i kërkonte përmes internetit.

Ai kështu arriti në kontakt me një 13 vjeçare të cilën e bindi për seks, madje e ka caktuar edhe kohën dhe vendin e takimit. Por, aty, në vend të viktimës e priti policia që kishte hapur profilin e rrejshëm të 13 vjeçares.

Që gjërat të bëhen edhe më keq, doli se James me vite të tëra ka punuar si “Babadimër” në qendra tregtare, se u ka shpërndarë dhurata dhe është fotografuar me ta.

Një skandal tjetër ndodhi më 2004 në Atlanta. Burri 49 vjeçar me kostumin e Babadimrit ka sulmuar një plakë 74 vjeçare me një dërrasë. E goditi në fytyrë, ndërsa plaka e humbi vetëdijen.

Pasi policia e arrestoi, sulmuesi tha se gjoja plaka ka vjedhur mbi 100 çokollata që i shiste, por ja që askush nuk e vërtetonte historinë e tij.

Në vitin 2010, në internet qarkullon videoja e një burri të dehur të veshur si Babadimër, të cilin kamerat e sigurisë në një garazh të nëndheshme e kanë xhiruar se si rrëzohet e me kokë godet anën e pasme të një makine të parkuar.

Pasi kësaj ishte zvarritur disi në te ashensori dhe aty vendosi të urinojë, pikërisht kur nga lifti del një çift.

Tragjedia e madhe ndodhi vitin e kaluar gjatë Krishtlindjeve në Teksas, në SHBA, ku një njeri i veshur me një kostum Babadimri, për arsye të panjohura, e nxori revolen dhe nisi t’i vras anëtarët e familjes së tij. Ai vrau gjashtë persona të moshës 18-60 vjeçe, e në fund edhe veten. Shkaqet për këtë krim ende nuk janë të njohura. /Telegrafi/