Site icon Telegrafi

Avdullah Hoti premton ndërtimin e stadiumeve me standarde ndërkombëtare

Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur edhe për sportin pas zgjedhjes së tij si Kryeministër i ri i Kosovës.

Kryeministri tashmë i ri i zgjedhur nga deputetet e Parlamentit të Kosovës ka folur shkurtimisht edhe për sportin.

I pari i Kosovës ka thënë se sporti është në mesin e prioriteteve më të rëndësishme të qeverisjes së tij.

Ai ka premtuar edhe ndërtimin e stadiumeve të reja dhe me standarde ndërkombëtare.

“Sporti do të jetë prioritet yni në qeverisjen e re”.

“Ne do të punojmë edhe në ndërtimin e stadiumeve me standarde ndërkombëtare”, ka thënë Avdullah Hoti nga foltorja. /Telegrafi/

Exit mobile version