LAJMI I FUNDIT:

AVB: Liga e Evropës po na inspiron

AVB: Liga e Evropës po na inspiron

Menaxheri i Tottenhamit, Andre Villas-Boas, ka thënë se rezultatet e mira në Ligën e Evropës po e inspirojnë ekipin të luajë mirë edhe në Ligën Premier.

Spursat së fundmi e eliminuan Lyonin në Ligën e Evropës dhe tash i presin dy përballje të vështira me gjigantin italian, Interin.

“Ne kemi arritur rezultate të mira, shumë të mira. Pas ndeshjeve në Ligën e Evropës, gjithmonë kemi luajtur mirë edhe në Ligën Premier”.


“Nuk mendoj se është shpërqendruese, në fakt mendoj se na inspiron dhe shpresoj që kjo të ndodhë pikërisht ndaj West Hamit”, ka thënë Villas-Boas. /Telegrafi/