LAJMI I FUNDIT:

Avasiloaie: Rusia ka më shumë se 1500 ushtarë të stacionuar ilegalisht në Transnistria

Avasiloaie: Rusia ka më shumë se 1500 ushtarë të stacionuar ilegalisht në Transnistria

Gazetari dhe drejtori i portalit të lajmeve ZUGO.MD, Mihai Avasiloaie, ka folur për situatën në Moldavi pas pushtimit rus ndaj Ukrainës, si the situatën në Transnistri, një rajon që është pjesë e Moldavisë por ka të ashtuquajturat institucionet e veta.

Ai është shprehur se ky rajon brenda Moldavisë është nën kontollin rus. “Moldavia humbi kontrollin në Transnistria, rajoni separatist që kufizohet me Ukrainën dhe de facto është nën kontrollin rus deri më tani.”, ka thënë Avasiloaie në një intervistë për The Geopost .

Avasiloaie e sheh të lartë ndikimin rus në Moldavi, për shkak të përfshirjes ruse në media si dhe Transnistrisë. “Një problem tjetër është se pas pavarësisë së vendit, mediat në Moldavi kanë qenë për dekada të dominuara nga media të mbajtura apo të financuara nga Rusia, veçanërisht televizionet dhe gazetat. Por, ndoshta, problemi më i madh është rajoni ynë separatist i Transnistrisë, që ka një regjim të krijuar dhe të mbështetur nga Rusia.”, ka thënë ai.

Më poshtë mund të gjeni intervistën e plotë:

Si është situata në Moldavi pas agresionit rus kundër Ukrainës?

Këto ditë, situata në Moldavi është mjaft e qetë. Natyrisht që njerëzit e kuptojnë se ekziston kërcënimi, sepse vendi ynë ka një kufi të gjerë me Ukrainën, vend në të cilin po ndodhë lufta. Në ditët e para të luftës njerëzit ishin më të frikësuar. Disa nga qytetarët menduan se lufta mund të arrijë në Moldavi. E mira është se lufta nuk u përhap këtu.
Sigurisht, disa ende besojnë se diçka mund të ndodhë në lidhje me rajonin separatist të Transnistrisë. Por, pavarësisht disa provokimeve të vogla, nuk ka pas ndonjë kërcënim të madh deri tani.

Një gjë është e sigurt: NATO dhe ambasadat e huaja që janë në Moldavi pretendojnë se nuk ka asnjë kërcënim, për momentin, për Moldavinë, pavarësisht nga lufta e vazhdueshme në Ukrainën fqinje. Në zgjedhjet e vitit 2021, Moldavia ka zgjedhur me vendosmëri rrugën e integrimit europian, gjë që ka rezultuar në një hapje edhe më të madhe të partnerëve europianë ndaj vendit tonë. Edhe pse dukej se në këtë drejtim gjërat do të kishin një kthesë pozitive, për fat të keq, lufta në Ukrainë goditi rëndë ekonominë moldave dhe investimet lokale. Çmimet janë rritur ndjeshëm për gazin, energjinë elektrike, karburantin dhe ushqimin.

Që në ditën e parë, Moldavia dënoi agresionin rus në Ukrainë, por nuk i është bashkuar sanksioneve ndërkombëtare. Ka disa arsye për këtë, por kryesorja është që vendi ynë është i varur nga nga burimet ruse.

Gjithashtu, Moldavia është një vend neutral me Kushtetutë, që do të thotë se nuk mund të sigurojë armë dhe trupa në Ukrainë. Nuk është se ushtria e pazhvilluar moldave ka diçka vërtet të vlefshme për t’u ofruar forcave të mbrojtjes ukrainase.

Të paktën 500.000 refugjatë kanë hyrë në Moldavi nga Ukraina duke filluar nga 24 shkurti, gjë që e bën Moldavinë vendin më të prekur në rajon për nga numri i refugjatëve. Vetëm më pak se 100.000 njerëz mbetën në Moldavi; gjysma e tyre janë fëmijë. Mënyra se si moldavët hapën dyert për të ndihmuar refugjatët është vlerësuar në mediat ndërkombëtare dhe nga zyrtarë të rëndësishëm të huaj.

Sa i pranishëm është ndikimi rus në Moldavi?

Së pari, më duhet t’iu kujtoj se Moldavia është vend postsovjetik. Në disa pjesë të vendit ka ende njerëz që e kanë atë mendimin sovjetik dhe ide të lidhura me sovjetikët. Për shembull edhe pse Moldavia është një republikë parlamentare ku Parlamenti ka pushtetin kryesor, shumica e njerëzve ende presin që Presidenti të qeverisë vendin edhe pse Presidenti ka shumë pak kompetenca. Pra, dëshira e popullit për të pasur një lider të fortë është ende e pranishme. Disa prej tyre e konsiderojnë Putinin një udhëheqës të fuqishëm. Sondazhet tona të fundit treguan se afërsisht një e treta e qytetarëve tanë mbështesin ose justifikojnë disi agresionin rus në Ukrainë. Pra, ne mund ta shohim këtë si një dëshmi të ndikimit rus këtu, të propagandës ruse që është përhapur gjerësisht në Moldavi.

Duhet të dini se partitë pro-ruse në Moldavi kanë ndoshta rreth gjysmën e votave në zgjedhje (parlamentare dhe presidenciale). Në shumicën e rasteve, moldavët nuk votojnë për një doktrinë apo një koncept qeveritar, por për kriteret e identitetit (vota pro-perëndimore ose pro-ruse). Sigurisht, të gjithë thonë se votojnë për Moldavinë, por ata kryesisht mbështeten në një nga këto dy modele.

Një problem tjetër është se pas pavarësisë së vendit, mediat në Moldavi kanë qenë për dekada të dominuara nga media të mbajtura apo të financuara nga Rusia, veçanërisht televizionet dhe gazetat. Por, ndoshta, problemi më i madh është rajoni ynë separatist i Transnistrisë, që ka një regjim të krijuar dhe të mbështetur nga Rusia.

Mund të na thoni diçka për situatën në Transnistria?

Duhet ta dini se Transnistria është një pjesë e vogël e Republikës së Moldavisë që ka të ashtuquajturat autoritetet e veta. Moldavia fitoi pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991. Në vitin 1992 në Moldavi filloi një konflikt ushtarak. Konflikti filloi me përfshirjen e drejtpërdrejtë të Rusisë, e cila dërgonte armë dhe njerëz, ku qindra njerëz kanë vdekur.

Si rezultat, Moldavia humbi kontrollin në Transnistria, rajoni separatist që kufizohet me Ukrainën dhe de facto është nën kontrollin rus deri më tani.

Madje Rusia ka më shumë se 1500 ushtarë të stacionuar ilegalisht në Transnistria (duke mos përfshirë të ashtuquajturit paqebërësit rusë), edhe pse Moldavia ka kërkuar shumë herë tërheqjen e këtyre trupave.

Ekspertët ushtarakë thonë se edhe pse Rusia ka trupa dhe municione në Transnistria (depoja e municioneve Cobasna është referuar ndoshta si depoja më e madhe e municioneve në Evropën Lindore me deri në 20,000 tonë armë të epokës sovjetike), këto forca nuk janë një kërcënim aktual për Ukrainën. Gjithashtu, ata thonë se për momentin lidhja e forcave ruse nga jugu i Ukrainës (Kherson) me ato në Transnistria ka shanse shumë të ulëta për të ndodhur falë mbrojtjes ukrainase në rajonet e Mykolaiv dhe Odessa.

Sa e kërcënuar është Evropa nga ndikimi (propaganda) ruse?

Rusia ende dëshiron të ndikojë në disa procese në Evropë. Siç mund ta shihni, herë pas here diplomatët rusë po dëbohen nga vendet evropiane. Kishte disa media ruse të financuara nga shteti rus në Evropë dhe disa prej tyre u ndaluan kohët e fundit, si për shembull Sputnik dhe Russia Today. Ju nuk mund të injoroni gjithashtu rolin e të ashtuquajturave fabrika të trollëve që përhapin idetë e tyre në mediat sociale në mënyrë organike.

Në trend Botë

Më shumë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Evropa
Kalo në kategori