LAJMI I FUNDIT:

Autoritetet në Maqedoni: Nëse ka valë të re, përsëri do të sillen masa kufizuese

Autoritetet në Maqedoni: Nëse ka valë të re, përsëri do të sillen masa kufizuese

Afati ku mund sigurt të pritet hapja e kopshteve është 15 qershori, pasi deri atëherë do të përfundojë skriningu i të punësuarve, ka paralajmëruar ministri i Shëndetësië, Venko Filipçe.

Skriningu i kopshteve pritet të përfundojë deri më 15 qershor, ndërsa pas kësaj do të testohen edhe punonjësit shëndetësor, policia dhe armata. Plani i fillimit të punëve të sallave të kinemasë, teatrove, fitneseve do të publikohet në dy ditët e ardhshme, ndërsa njëjtë si objektet hotelerike edhe ata do të punojnë në disa faza, ka thënë tutje Filipçe.


Ai në emisionin ”Top Tema” në televizionin Telma ka thënë se për muajt e verës planifikohet edhe skrining i target grupeve për antitruptha që të rishikohet se si është situata me qytetarët lidhur me imunitetin.

“Pas skriningut të kopshteve që patjetër të lëshohen në funksion që njerëzit të kthehen në punë, do të ndiqen edhe persona medicinal, policia, armata…”, ka theksuar ministri Filipçe.

Ai shtoi se në rast se ka një valë të dytë të virusit në vjeshtë, përsëri do të zbatohen masat kufizuese, por siç tha, “sistemi është i gatshëm dhe disponojmë me kapacitet plotësuese dhe pajisje të klinikave”.

“Nëse ndodhë valë e dytë, OBSH paralajmëron se e mundur është të jetë edhe ajo një nga skenarët, e pritshme është se do të zbatihen përsëri masat kufizuese, por është mirë që ne në ndërkohë punuam dhe do të punojmë në përmirësimin e kapaciteteve spitalore”, ka thënë ai.

Pajisje shtesë dhe materiale mbrojtëse janë furnizuar dhe shteti është i gatshëm për pik të dytë nëse na gjen në vjeshtë. Shtoi se në atë rast absolutisht është e mundur edhe mbyllja e kopshteve dhe shkollave.

I pyetur se kur mund të pritet të funksionojnë plotësisht klinikat, Filipçe ka thënë se nga java e ardhshme veçmë do të fillojnë të kryhen intervenimet që deri tani janë anuluar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori