Site icon Telegrafi

Autoritetet e spitalit në New Jersey pushojnë nga puna gjashtë punonjës që nuk u vaksinuan kundër COVID-19

Një nga sistemet më të mëdha të kujdesit shëndetësor në New Jersey shkarkoi nga puna gjashtë anëtarë të lartë të stafit të cilët nuk respektuan urdhrin e vaksinimit të kompanisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, RWJBarnabas Health tha në maj se punonjësit “në nivelin mbikëqyrës dhe më lart” duhej të inokuloheshin deri në fund të qershorit.

“Falë angazhimit të pabesueshëm të udhëheqësve tanë, shumica dërrmuese e ekipit tonë menaxhues është vaksinuar kundër Covid-19”, tha sistemi shëndetësor në një deklaratë për NBC News të mërkurën.

“Që nga 14 korriku, 2.979 anëtarë të stafit, ose 99.7 për qind, të cilët janë në nivelin e mbikëqyrësit dhe më lart, janë vaksinuar plotësisht.

“Për fat të keq, gjashtë nga stafi në nivelin e mbikëqyrësit dhe më lart nuk kanë respektuar mandatin dhe nuk janë më punonjës të RWJBH, sipas politikës sonë”, ka thënë kompania.

Kompania po kërkon gjithashtu që të gjithë stafi dhe mjekët të vaksinohen “në ditët në vijim,” duke përmendur një “përgjegjësi etike dhe profesionale për të mbrojtur pacientët tanë dhe për të siguruar një mjedis të sigurt, pa Covid-19”, sipas deklaratës së tyre.

New Jersey ka regjistruar më shumë se 1 milion raste Covid-19 dhe 26,500 vdekje që nga fillimi i pandemisë, sipas një liste të NBC News ku më shumë se 55 për qind të shtetit janë të vaksinuar. /Telegrafi/

Exit mobile version