LAJMI I FUNDIT:

Autobusi me targa serbe është përmbysur në Bullgari, raportohet për disa të plagosur

Një autobus me targa serbe, me fëmijë, është përmbysur sot në Bullgari.

Në aksidentin që ndodhi 217 km në drejtim të Sofjes, afër Stara Zagorës, ka të lënduar, ka konfirmuar për nova.bg, zëvendëskryesekretari i MPB-së, Stanimir Stanev.

Sipas tij, 12 persona janë lënduar, katër prej tyre të rritur dhe tetë fëmijë. Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë, mes tyre një fëmijë dhe një i rritur.

Sipas raportimeve, fëmijët po ktheheshin nga pushimet në bregdetin e Detit të Zi.

Stanev ende nuk mund të komentojë shkaqet e aksidentit të rëndë, përveç se rruga ishte e lagësht.

Në vendngjarje kanë mbërritur automjetet e emergjencës, pesë ekipe zjarrfikëse dhe pesë ekipe të MPB-së bullgare.

Shumë vetura ndaluan dhe dhjetëra njerëz erdhën në ndihmë të të plagosurve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori