LAJMI I FUNDIT:

Aty ku frymon ajri i pastër, e je afër qendrës – Dukagjini Apartments, zgjidhje për tërë jetën

Aty ku frymon ajri i pastër, e je afër qendrës – Dukagjini Apartments, zgjidhje për tërë jetën

Krijimi i familjes dhe investimi në patundshmëri sjell dilema të shumta, sepse bëhet fjalë për një zgjidhje afatgjate, për tërë jetën. Në Pejë këto dilema mund të thuhet se kanë marrë fund.

Edhe në ëndërr po të planifikohej një kompleks banimi më i përkryer, do të ishte vështirë që të jetë i tillë sikur Dukagjini Apartments në Pejë.

I vendosur në qytetin e Pejës me pozicionim tejet atraktiv, Dukagjini Apartments përfaqëson fundin e dilmeve për vendimin tuaj jetësor, atë të banimit.

Me sipërfaqe prej 15,500 metra katrorë dhe 150 njësi banimi, Dukagjini Apartments është hapësira juaj ku ndiheni gjithmonë sigurt dhe rehat.

Dizajni inspirues, hapësira e mjaftueshme, siguria e garantuar dhe garazha private e bëjnë Dukagjini Apartments në Pejë më shumë se thjesht një banim – është shtëpia e juaj për gjithë jetën.

Një shtëpi që mbi të gjitha frymon ajrin e pastër që e ka vetëm Peja, duke qenë në mes të qendrës dhe afër bjeshkëve.

Fëmijët do ta shijojnë ritjen me çerdhen aty pranë, e qytetin vetëm pesë minuta larg, kurse rekreacioni ditor e sportiv është me të dalë nga dera, te parku “Karagaç” dhe stadiumi, të cilat gjenden 2 minuta larg.

Se sa investim me vend është posedimi i një banese në Dukagjini Apartments, e tregojnë pikërisht karakteristikat e lartpërmendura, të cilat vlejnë edhe nëse jetoni me mijëra kilometra larg, e edhe në kontinent tjetër – sepse gjithmonë do ta keni aty shtëpinë tuaj ku do të gjeni orët e relaksit të përkryer dhe pushimit që gjithmonë i paramendoni t’i bëni larg prej zhurmës e përditshmërisë.

Dukagjini Apartments është revolucioni i ri në qytetin e Pejës, revolucion që po e përqafojnë vizionarët e të siguruarit të ambientit perfekt për tërë jetën ashtu si për gjeneratat pasuese! /Telegrafi/

Për më shumë informata vizitoni faqen e Facebook duke klikuar KËTU ose kontaktoni numrin e tel; 049254454

Në trend Ekonomi

Më shumë
Me datën 16 prill 2024 hapen panairet tradicionale në sallën 1 Tetori në Prishtinë

Me datën 16 prill 2024 hapen panairet tradicionale në sallën 1 Tetori në Prishtinë

Ekonomi
Pse duhet ta kemi një plan të komunikimit në rast se ballafaqohemi me kriza?

Pse duhet ta kemi një plan të komunikimit në rast se ballafaqohemi me kriza?

Sherife Kçiku Vishaj
10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit

10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit

provit
Fortesa Home feston 33-vjetorin: Mbi 300 produkte në zbritje!

Fortesa Home feston 33-vjetorin: Mbi 300 produkte në zbritje!

Fortesa Home
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës, kostoja e projektit 3.3 milionë euro

Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës, kostoja e projektit 3.3 milionë euro

Ekonomi
Kalo në kategori